watermark logo

Up next

33-vjecarja rrefen betejen me kancerin: Si e zbulova semundjen

14 Views· 09/20/20
Aryel Narvasa
Aryel Narvasa
Subscribers
0

4 Shkurti është dita ndërkombëtare kundër kancerit. Është quajtur sëmundja e shekullit dhe në bazë të statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 9.6 milionë njerëz vdesin çdo vit nga kanceri.
Vendet me të ardhura të ulëta kanë më pak se 30% të shërbimeve shëndetësore për trajtimin e kancerit, krahasuar me 90% të shërbimeve shëndetësore që kanë vendet me të ardhura të larta.
Sot në programin ?Historia ime? në TV Klan ishte e ftuar një 33-vjeçare me profesion dentiste. Elona Qira rrëfeu në studio si zbuloi sëmundjen dhebetejën e saj 2-vjeçare me kancerin e gjirit. Fatmirësisht në muajin Qershor të vitit 2019, ajo arriti ta mposhte atë.
Kur kuptoi diagnozën, ajo fillimisht iu fut kërkimeve për të gjetur shkaktarin dhe më pas kuptoi se ishte një luftë, të cilën duhet ta fitonte. Gjatë asaj periudhe, Elona u përball me kimioterapinë, operacionin dhe me shumë ndryshime fizike dhe psikologjike.
Elona Qira: Historia ime nis para dy vitesh e pak tashmë, ka nisur në Nëntor të 2017-s dhe në Qershor të 2019-s ka përfunduar. Tashmë dhe unë ndjehem pak më larg ndaj historisë dhe e kam si më të frikshme të flas tani, më përpara mbase isha më shumë e përfshirë me gjithë situatën. Ka nisur rastësisht, pyetja e parë që i kam bërë vetes time ishte: Pse mua? Pse më ndodhi pikërisht në atë periudhë?
Mirela Milori: Si e zbulove?
Elona Qira: Isha në punë, një punë e lodhshme.
Mirela Milori: Je dentiste?
Elona Qira: Jam dentiste, bëj kontrolle të vazhdueshme. Ishte krejt rastësore kur zbulova një tërheqje të vogël të gjoksit dhe diçka që mu duk e çuditshme. Në fakt për 2-3 javësh e neglizhova, mbase nuk doja të përballesha me diçka. Pastaj ekzaminimet e vazhdueshme, ka qenë pak një shok psikologjik në moment kur e kupton. Për ne mjekët është pak më ndryshe nga njerëzit e tjerë, sepse ne i dimë procedurat, i kuptojmë më thellë, duam të zbulojmë më shumë. Rrija në Google gjithë kohën edhe doja të zbuloja edhe më shumë dhe gjithmonë kërkoja një shkak në fakt. Deri në momentin kur stopova dhe arrita të kuptoj që ishte një luftë, me të cilën duhet të përballesha tashmë dhe nuk duhet të gjeja më shkaktarin e gjithë asaj.
Mirela Milori: Si ishte momenti i parë kur të thanë, po ti ke një gjëndër që është kanceroze?
Elona Qira: Ishte një komunikim me mjekët. Unë sapo kisha mbushur 30 vjeç dhe ishte pak e vështirë dhe për mjekët të ma thonin, mbase dhe unë vetë nuk doja ta besoja gjithë këtë. Mu tha pjesë-pjesë, jo një diagnozë e plotë dhe mbaj mend që e kërkoja me insistim nga mjeku, që nuk arriti të ma thoshte realisht. Pastaj kam takuar një mjek tjetër, i cili duke parë dhe insistim tim dhe gjithë informacionet që kisha grumbulluar ma tha të plotë që diagnoza ishte e tillë, një tumor malinj i fazës së tretë, që tashmë unë duhet të përballesha me kimioterapinë, me operacionin dhe me shumë ndryshime fizike dhe psikologjike që të bën të kalosh kjo sëmundje. Pastaj çdo gjë vazhdon me ditë, ti vazhdon dhe përballesh çdo ditë me shumë gjëra dhe arrin ta kalosh pastaj....

Show more

0 Comments sort   Sort By