watermark logo

Up next

6 Views· 09/20/20
Aryel Narvasa
Aryel Narvasa
Subscribers
0

TIRANË - "Do doja të isha para një trupi gjykues serb ku të tregoja krenarinë shqiptare". Kështu është shprehur nga kafazi i hekurt Ismail Morina, i njohur për të gjithë tifozët si ?Ballisti? personi që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit një vit më parë. Morina, i vënë në pranga dy ditë më parë në Tiranë me dy armë pa leje, tha se kërkon mirëkuptimin e gjykatës për ta lënë të lirë, por gjyqtari Julian Haxhiu vendosi ta vlerësojë të ligjshëm arrestimin e tij dhe dha masën e "arrestit me burg".

Morina kërkoi nga gjykata një mundësi për tu rikthyer në liri pasi do të kujdesej për familjen e tij dhe dy fëmijët duke sqaruar se ai nuk kërkon mëshirë.

?Jam i keqardhur për situatën e krijuar, mbaj përgjegjësitë e mia. Do të doja të isha para një trupi gjykues serb ku të tregoja krenarinë shqiptare. Fatkeqësisht jam para një gjykate shqiptare, ku të mbroj veten. Nuk kërkoj mëshirë, jam këtu për të kërkuar mirëkuptim. Kam një familje që i mungoj e më mungon prej një viti. Në rast të një vendimi negativ nga ju si gjykatë nuk ka për të fituar askush. Në rast se më lironi do të nderoj deri në fund edhe dy fëmijët e mi do ju falenderojnë një ditë?, tha Morina.

Në sallën e gjyqit kanë qenë edhe familjarët e Morinës, të cilët sapo ka hyrë në sallën e gjyqit Ballisti i ka përshëndetur me shqiponjën dykrenare të formuar me duar.

Një ditë më parë avokati i Morinës tha për Report TV se i riu nga Kukësi kish kërkuar një televizor për të para përballjen Shqipëri-Serbi e cila u luajt të enjten në mbrëmje në ?Elbasan Arena?. Kjo kërkesë e tij është plotësuar dhe Ballisti ka mundur të shohë kuqezinjtë nga dhoma e izolimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku ndodhej i arrestuar. Bileta e marrë për të parë në stadium derbin e Ballkanit, i shkoi dëm ?djalit të dronit?.

Show more

0 Comments sort   Sort By

Up next