Burg për Mirald Metallarin: Nuk doja ta vrisja babanë - News, Lajme - Vizion Plus
http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />I penduar për krimin e rende, 21-vjeçari Mirald Metallari u paraqit mëngjesin e se enjtes ne Gjykatën e Krimeve te Renda. Ai tha se përpara se ta qëllonte per vdekjen te atin, ishte grindur me te.?Nuk mund te kthej pas historinë, e di qe shkatërrova familjen dhe i mora jetën shtyllës se familjes qe kujdesej gjithmonë per ne?. Këto kane qene fjalët qe Metallari ka shqiptuar përpara trupit gjykues.Krimet e Renda vendosen ta lene ne burg pa afat Mirald Metallarin per vrasjen e babait 55-vjeçar Miftar Metallari, i cili ishte punonjës i policisë se shtetit dhe plagosjen e nenës se tij Nurie Metallari. Gjykata ka kërkuar nga ana tjeter te behet ekspertiza mjekësore per te pare gjendjen mendore te 21-vjeçarit.Krimi i rende ndodhi ne banesën e familjes Metallari ne Bathore. Miraldi pas debatit me te atin për ndërtimin e nje muri ne shtëpi, rrëmbeu armen e tij te shërbimit tip pistolete dhe qëlloi disa here. Adresa Miftar Metallari mbeti i vdekur ne vend bashkëshortja e tij dhe nene e Miraldit u plagos, pasi tentoi te shuante sherrin. Familja përgatitej per dasme pasi njëra nga vajzat do te martohej ne gusht.