watermark logo

Up next

“Deklaratat e Lu s’kane impakt mbi qendrimin tone”, Basha: Largimi i Xhafajt, i panegociueshem

2 Views· 09/20/20
Aryel Narvasa
Aryel Narvasa
Subscribers
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha mbrëmjen e së enjtes se Fatmir Xhafaj duhet të largohet nga posti i Ministrit të Brendshëm me çdo kusht dhe se deklaratat e ambasadorëve nuk kanë asnjë impakt në qëndrimin e opozitës.

Blendi Fevziu: Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, është shprehur se me çështjen Xhafaj po merret Prokuroria dhe policia, të cilat duhet të vazhdojnë punën, ndërkohë që pritet të vërtetohet autenticiteti, ka thënë ai. Si e shikoni këtë qëndrim të Lu-së?

Lulzim Basha: E para e punës, siç ju thashë, unë nuk komentoj asnjëherë deklaratat e ambasadorëve. E dyta, qëndrimi ynë është i pandryshueshëm si opozitë: Fatmir Xhafaj duhet të largohet, kjo është e panegociueshme. Se çfarë thotë ambasadori Lu apo ambasadorët e tjerë nuk ka asnjë impakt në qëndrimin tonë.

Në vazhdim Basha tha se ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u largua nga politika falë insistimit të PD, ndërsa për Ramën dhe deklaratat e ambasadorëve ai do të ishte në detyrë.

?Beteja politike me Tahirin ka marrë fund me sukses. Saimir Tahiri është jashtë politikës për shkak të insistimit tonë, sepse po të ishte për Edi Ramën dhe për disa deklarata ambasadorësh ai do të ishte akoma deputet apo edhe ministër i Brendshëm.?/tvklan.al

Show more

0 Comments sort   Sort By

Up next