watermark logo

Up next

E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (19 maj 2019)

5 Views· 09/20/20
Aryel Narvasa
Aryel Narvasa
Subscribers
0

www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; Atëherë kur familja e saj ishin në skajet e mbijetesës, Mimoza rritej me përrallat plot fantazi të babait të saj Aliut. Në një kohë dhe vend tjetër ajo kërkon t?i plotësojë një dëshirë simbolike që ai s?ka pasur mundësi t?a arrijë.

?25 vite që jeton në Itali, nënë e 3 fëmijëve, ka sjell një kostum për babain e saj. Unë vij nga një familje e varfër, ndihem akoma e varfër në shpirt edhe pse jam mirë. Aq sa mundem ndihmoj familjen time. Ai nuk ka pasur asnjë rast për të veshur një kostum, nuk kemi bërë asnjë gëzim, asnjë festë në familje. Për herë të parë në jetën e tij doja ta sillja këtu në emisionin tënd për t?i bërë këtë surprizë të bukur. Shtëpia ka qenë e mbuluar me qese, çfarë binte jashtë hynte brenda, u rrita shumë shpejt edhe në mendime. Edhe ne ishim si gjithë të tjerët, por shumë të varfër. Nuk doja asgjë, vetëm një përshëndetje që nuk e merrja asnjëherë. Ata punonin të dy, por babai shlyente borxhet me paratë që fitonte. 22 vjeçe mendoja gjithmonë të ndihmoja babain, as të jetoja nuk doja dhe një mike e fëmijërisë më thotë: ?Do të ikësh nga këtu??. Kisha shumë besim sepse u rritëm bashkë dhe më tha të shkoja të punoja si kamariere, u nisa me skaf nga Vlora na hodhën në ujë, ishte edhe muaji janar, pas 2 ditësh shkuam tek një shtëpi, isha shumë e sëmurë dhe qëndrova e mbyllur në shtëpi. Edhe pse isha shumë e varfër jam rritur nga përrallat e babait. Gjatë dy javëve në Itali kuptova që nuk ishte vend për mua, vajzat dilnin natën, unë nuk isha kamariere. Aty më keqtrajtuan, më dhunuan dhe hidhem nga dritarja për t?u arratisur. Teksa më dhunoi një ditë më goditi fortë dhe rashë pa ndjenja, kur zgjohem isha në banjo dhe do më digjte me hekur në dorë aty u hodha nga dritarja. Më pas më morën kalimtarët dhe përfundova në spital. Në atë moment përfundoi gjithçka, denoncova dhe shpëtova. U njoha me bashkëshortin dhe lindën tre fëmijët e mi. Askush nuk e di historinë time, është hera e parë që e dëgjojnë. Të gjithë flasin fjalë jo të mira, prandaj vendosa ta rrëfej historinë time. Dua që familja ime ta mbajë kokën lart në çdo moment,? tregon Mimoza.

Gazetari i rubrikës ?Ka Një Mesazh Për Ty? shkon në Elbasan për t?i dhënë mesazhin Aliut i cili hyn në studio me kostumin e blerë nga vajza e tij.

Mimoza: S?ka qenë asnjëherë kaq i bukur sa sot.

Kur gjërat e vogla bëjnë diferencën e madhe. Pavarësisht statusit shoqëror, çdo fëmijë e shikon prindin e tij me ?kostum mbretëror?. Kjo e bën ende dhe sot fëmijërinë e Mimozës një kujtim të bukur e të paharruar.

Show more

0 Comments sort   Sort By

Up next