watermark logo

Up next

E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (21 janar 2018)

14 Views· 09/20/20
Aryel Narvasa
Aryel Narvasa
Subscribers
0

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-19-sezoni-10

Marsida, një nënë e re e divorcuar sjell historinë e saj prekëse në "Ka një mesazh për ty" tek "E diela shqiptare". Ajo tregon rreth jetës së saj, martesës që i fali një djalë dhe situatave të vështira që kishte kaluar gjatë jetës martesore. Megjithëse tashmë ndihet e lumtur në shtëpinë e prindërve dhe me djalin, ajo kërkon të ndryshojë jetën e saj. Marsida ka ftuar në "Ka një mesazh për ty" të ëmën, e cila e ka mbështetur gjithnjë, jo vetëm për ta falënderuar por edhe për t'i kërkuar asaj diçka.

Marsida: Jam Marsida, vij nga Sukthi. Jam e divorcuar prej 5 vitesh, kam një djalë 5 vjeç, jetoj me prindërit dhe me vëllain, kam edhe një motër që jeton në Itali. Arsyeja pse kam ardhur këtu, është për t'i përcjellë një mesazh mamit, por edhe për të treguar historinë time, sepse unë e kam historinë një çikë të dhimbshme. Unë kam qenë e martuar, kam ndenjur 1 vit e martuar dhe pas një viti linda djalin.

Ardit Gjebrea: Si u njohe me ish bashkëshortin tënd?

Marsida: Me ish bashkëshortin tim, me mblesëri. Sepse fakti që jeton në fshat nuk është se të jep shumë mundësi që të njohësh ose të dalësh. Unë isha 18 vjeç, sapo i kisha mbushur, dhe fakti që isha 18 vjeç i bën banorët që të flasin si ka mundësi që është 18 vjeç dhe akoma beqare. Nuk e konceptojnë faktin që mund të rrish pa u martuar për një kohë të gjatë deri në 22-23 vjeç.

Unë u fejova, gjërat shkonin mirë, por prapë nuk ndjehesha mirë me atë njeri, por e bëra për hatër të familjes edhe shikoja që nuk ndihesha e plotësuar me atë njeri, nuk është se qëndronte me mua, dilte...Familja e tij më thoshte çfarë të mungon, ti i ke të gjitha, por realisht mua më mungonte i biri i tyre, nuk ishte asnjëherë me mua kur e doja praninë e tij. Jetoja në shtëpinë e tij në Tiranë. Edhe kushtet ishin shumë të mira, çdo gjë ishte shumë mirë, më trajtonin si mbretëreshë, nuk më linin të prekja gjë me dorë, por prapë nuk ndihesha rehat sepse nuk kisha nevojë për gjëra materiale.

Ardit Gjebrea: Ty të mungonte bashkëshorti...

Marsida: Po, dhe kjo i bënte ata të mendonin se unë isha e llastuar dhe që doja të isha gjithë kohën në qendër të vëmendjes. Ndërkohë që burri im edhe kur vinte në shtëpi nuk rrinte me mua, më shmangte me pretekstin për të parë televizor dhe kur i kërkoja të dilnim më thoshte dil me shoqet e tua, nuk kam kohë, më lër rehat.

Më pas Marsida mes emocionesh tregon që kishte ngelur shtatzënë dhe depresionin që kishte vuajtur pas lindjes.

"Kuptoja që te unë po ndodhte diçka problematike. Kalova në depresion, nuk e doja fare djalin, se kisha krijuar përshtypjen se kam një fëmijë me dikë që nuk më do dhe rrjedhimisht nuk do të dojë as djalin e vet. Në momentin që mami vjen më nxjerr nga spitali, mjeku i thotë që vajza ka nevojë për një psikiatër. Por kur vjehrra ime e degjon këtë thotë jo, s'ka nevojë për psikiatër kjo, kjo b...

Show more

0 Comments sort   Sort By

Up next