watermark logo

Up next

Jo vetem mode/ Emrat e çuditshem qe VIP-at shqiptare kane zgjedhur per femijet (14.04.2018)

3 Views· 09/20/20
Aryel Narvasa
Aryel Narvasa
Subscribers
0

Vajzën e parë e quajtën North West që në shqip do të ishte Veri Perëndim, djalin Saint West, Shën Perëndimi dhe emri i fëmijës së tretë të Kanye West dhe Kim Kardashian s?mund të bëhej më i çuditshëm. Në janar çifti vendosi emrin e pazakontë të vogëlushes së porsalindur Chicago Ëest. Por nëse Kim dhe Kanye mendojnë se nuk kanë konkurencë për emra të çuditshëm fëmijësh thjeshtë nuk kanë dëgjuar për blogeren Estela Ujka apo personazhe të tjerë të njohur shqiptarë.
Ujka ?theu? internetin shqiptar me emrin e padëgjuar që zgjodhi për vajzën e saj të tretë. Damar Brooklyn është emri i vajzës së saj të tretë së blogeres.
?Doja një emër të veçantë për Damar, ashtu si motrat e saj Lorest dhe Sharmin që janë unikë mendoj unë. Doja që ajo të kishte një emër të fortë?, tha Uka.
NJë lidhje shpirtërore me kryeqytetin britanik ka edhe çifti Ledion Liço dhe Sara Hoxha. Fëmija i tyre i parë London Noor Liço është i destinuar ta thërrasin përjetë me emrin Londër, qyteti ku prindërit e tij thonë se u lind natyrshëm dashuria e tyre.
Të pavendosur për emrin që do ti vinin të birit ishin edhe moderatori Alban Dudushi dhe partnerja e tij Bieta Sulo të cilët zgjodhën për djalin e tyre dy emra krejtësisht shqiptar, Kroi Art.
Dhe meqë e nisëm me Kardashianët Zaimina Vasjari zgjodhi për të bijën pikërisht emrin e një prej motrave të famshme, Khloe i cili vjen nga antikiteti grek dhe në shqip mund të përkthehej lulëzim.
Muajin e kaluar Ermal Mamaqi dhe partnerja e tij Amarda Toska u bënë prindër për herë të dytë, Joeli u bë me motër. Por ai që u kthye në lajm më vete ishte emri që çifti zgjodhi për vogëlushen. Sia, si kantautorja australiane, megjithëse sipas Ermalit nuk është kopjuar aspak prej saj.

Show more

0 Comments sort   Sort By

Up next