watermark logo

Up next

Obama, thirrje republikanëve t'i japin fund bllokadës buxhetore

0 Views· 09/20/20
Aryel Narvasa
Aryel Narvasa
Subscribers
0

Në mosmarrëveshjet financiare me opozitën, presidenti Obama ka paralajmëruar humbje kredibiliteti të SHBA-ve para syve të botës. Ai iu drejtua republikanëve dhe i bëri thirrje Kongresit që t'i japë fund bllokimit buxhetor dhe të shmangë recesionin e thellë ekonomik.<br /><br />"Bisedova me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Bohnerin, dhe i thashë se do doja të bisedonim jo vetëm rreth çështjeve që ne mendojmë se janë të rëndësishme, por edhe për ato tema që janë të rëndësishme për republikanët. Por, kjo nismë do të dështojë nëse ata bëjnë shantazhe dhe kërkojnë që kushtet e tyre të përmbushen 100 %", deklaroi Barak Obama, president i ShBA-ve.<br /><br />Republikanët konservatorë në Dhomën e Përfaqësuesve, ku kanë edhe shumicën, e kundërshtojnë financimin e qeverisë për këtë vit fiskal nëse demokratët e Obamës nuk bëjnë lëshime, të cilat do të shtynin ose shkurtonin financimin e Ligjit të shëndetësisë i njohur si "Obamaker", premtimi i tij elektoral që në mandatin e parë presidencial. Petar Bllazhevski

Show more

 0 Comments sort   Sort By


Up next