Ora News - Idrizi kërkon ndryshime në kodin zgjedhor: Koalicionet pas zgjedhjeve
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me të rinj dhe simpatizantë në Bërzhitë.
Në këtë takim Idrizi, në prani edhe të deputetes Mesila Doda, tha se duhet të bëhet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, në mënyrë që koalicionet të bëhen pas zgjedhjeve dhe jo para tyre.
?Sistemi ynë zgjedhor nuk është një sistem ku qytetarët të kenë akses të barabartë dhe të jetë transparent. Do doja t?ju pyesja juve, a e dini se përse Shqipëria është e ndarë në 12 qarqe dhe pse jo në më pak apo më shumë? E dini pse?! Sepse jemi të detyruar që të hyjmë në koalicione dhe prandaj PDIU e ka theksuar që, le të shkojnë të gjitha partitë jashtë koalicioneve. Le të shkojnë përballë qytetarit. Të marrë gjithsecili votën dhe peshën që i takon e më pas të bëjmë koalcionet. Prandaj propozimi ynë është të bëjmë një propocional kombëtar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/id....rizi-kerkon-ndryshim