OSBE, Wollfarth pas raportit mbron KQZ: Punojnë nën presion

9 Views· 09/20/20
Aryel Narvasa
Aryel Narvasa
Subscribers
0

TIRANE - Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth mbron punën e anëtarëve të KQZ-së duke deklaruar se po punojnën nën presion por dhe jo në kushte optimale.<br /><br />Deklarata vjen një ditë pas publikimit të raportit të paraprak të OSBE-ODHIR të hartuar nga misioni i vëzhguesve që vizituan Tiranën muajin e kaluar, ku shprehte shqetësim mbi rolin e KQZ-së dhe nënvizonte paaftësinë e këtij institucioni për të marrë vendime konsensuale të rëndësishme. Raporti shtonte se mungesa e konsensusit ka shumë gjasa që të çojë në politizimin e mëtejshëm të KQZ-së''<br /><br />"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po bën një punë shumë të mirë dhe kjo jo në rrethanat më të lehta të mundshme. Kjo është, gjithashtu, thelbësore për një proces të mirë zgjedhor. Deri tani, jemi në terren të sigurt. Do të doja të shtoja që kjo është vënë re dhe vlerësuar që nga ana e qeverisë ekziston mbështetja për një proces të rregullt zgjedhor. Ky është një angazhim tjetër shumë i rëndësishëm, të cilin ne e mbështesim plotësisht."- tha sot Wollfarth. (ad.ti/shqiptarja.com)

Show more

 0 Comments sort   Sort By