watermark logo

Up next

“Pagliacci” rikthehet në TKOB - News, Lajme - Vizion Plus

0 Views· 09/20/20
Aryel Narvasa
Aryel Narvasa
Subscribers
0

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Trekëndësha dashurie, pasioni dhe xhelozie që përfundojnë me vdekjen e dy të dashuruarve. Kjo është historia e një tragjedie klasike që vjen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Opera ?Pagliacci? rikthehet në skenën operistike pas pritjes së mirë të publikut shqiptar katër muaj më parë. Me regji të Inva Mulës, 2 aktet e Leoncavallos do të vijnë të interpretuara nga artistë si Mariana Leka, Ylber Gjini e Armando Likaj. Por krahas tyre në skenë ngjitet edhe italiani Davide da Verde në rolin e Pagliaccio-s.Davide da Verde: Kjo është një nga operat më të pëlqyera në Itali, por edhe në Shqipëri. Siç duket kemi shije të përbashkëta, përderisa ?Pagliacci? rikthehet në tiranë pas 4 muajsh. Historia e këtyre dy të dashuruarve që vdesin duket joshëse për popuj si ne. e megjithëse unë kam rolin e Canio (Kanios) do të doja që xhelozia të mos cojë askën drejt dhunës apo vrasjes së atyre që i duam apo i kemi dashur shumë. Në fund, unë e mbyll rolin me fjalët: ?Dhe komedia mbaroi?, sepse në të tilla situata ë gjithë janë të pandërgjegjshëm, por unë dot ë doja që histori të bukura dashurie të mos mbarojnë asnjëherë.Por, kjo opera nuk vjen njëlloj si katër muaj më parë. Dirigjenti italian Orazio Baronello, po përpiqet të sjellë një ?Pagliacco? tjetër.Orazio Baronello: Është hera e katërt që jam në tiranë, por kur nis shfaqja gjithnjë kam emocionet e herës së parë. Më kujtohet kur vite më parë dirigjova për koncertin e tre tenorëve. Kam të njëjtat emocione. Në Shqipëri është hera e parë që drejtoj orkestrën për operan ?Pagliacci?, por në Itali e kam përcjellë disa herë. Po punoj që ta sjell me elementë edhe më artistikë nga sa kam mundur ta përcjell në Itali. Sepse sa më shumë punon për një vepër aq më shumë elementë korrigjon. Shpresoj të sjell versionin më të mirë që mund ë bëj në Tiranë.?Pagliacci? do të shfaqet për publikun kryeqytetas më 22 dhe 24 tetor në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Show more

 0 Comments sort   Sort By


Up next