Pendesa e Capës, poshtëron shqiptarët
Pas përuljes para kryeministrit Gruevski dhe kërkimit falje ndaj tij për gjuajtjen me vezë në Tiranë vitin e kaluar, Taulant Capa sot është i pakapshëm për mediat. Celulari i Taulantit është i fikur dhe profili i tij ne Facebook është mbyllur. Televizioni Alsat M u përpoq të komunikojë me Taulant Capën nëpërmjet babait të tij, por u përballëm me mllef dhe ofendime, për shkak të publikimit të lajmit për takimin mes Capës dhe Gruevskit.

Kohë më parë, po i njëjti Taulant Capa u shfaqte në protesta të ndryshme në Tiranë kundër politikës anti-shqiptare të siç ai i quante sllavo-maqedonasve.

"Unë doja të shprehja një formë pakënaqësie ndaj diskriminimit të vazhdueshëm sistematik që iu bën qeveria e tij shqiptarëve të Maqedonisë, duke filluar me dhunën, vrasjen, zhdukjen, cenimin e të drejtave të shqiptarëve, papunësinë, diskriminimin në arsim, diskriminimin në ekonomi. Do të doja të ju tërheq vëmendjen e bashkëqytetarëve në Maqedoni, sepse ai është kthyer në diktator për shqiptarët" , tha Taulant Capa... " patriot".

Po ky capa dje e takoi diktatorin dhe i puthi dorën duke i kërkuar falje dhe duke thënë se Gruevski përfaqëson dëshmi për politikat pozitive dhe përcaktimin për bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë si parimet kryesore të funksionimit të shtetit.

Takimin e Capës me Gruevskin dhe përuljen para tij, qytetarët e shohin si poshtërim për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë.
"Kjo është një poshtërim për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë".

"Poshtërim është. Poshtërim edhe i keq. Njeri duhet ta dijë se ku gjendet, ku është...".

"Ka pas interesat e veta personale. Nuk besoj se ka pasur presion, por ndonjë prapavijë tjetër, materiale, personale".
Ndryshe, i ati i Taulantit , Bajram Capa është pjesë e iniciativës së re për ripërtrirjen e Demokracisë së Re ku kërkohet kthimi i Imer Selmanit në krye të partisë e që në fakt njihen si të afërt me kryeministrin Nikolla Gruevski. Benjamin Arifi