watermark logo

Up next

Report TV - Dua Lipa në Tiranë, koncert në sheshin ''Nënë Tereza''

1 Views· 09/20/20
Aryel Narvasa
Aryel Narvasa
Subscribers
0

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka përfunduar performancën e saj mbrëmjen e së mërkurës në sheshin ??Nënë Tereza??.

Dua është pritur me shumë entuziasëm nga mijëra fansa që ishin mbledhur në shesh për ta parë. Ajo ka përshëndetur gjatë gjithë performancës adhuruesit e saj, sigurisht që në gjuhën shqipe.

Mbrëmjen e 9 gushtit Dua Lipa performoi në Prishtinë me nje audiencë prej 20 mijë personash që ishin mbledhur në shesh për ta parë.

Të ardhurat prej atij koncerti shkuan për bamirësi për fondacionin ?Sunny Hill?.

Këngëtarja shqiptare këndoi në sheshin ??Nënë Tereza?? disa nga këngët e saj më të famshme për publikun shqiptar, ?Be the one? ?Last Dance? që janë bërë hite botërore tashmë të këngëtares Lipa.

I gjithë organizimi i këtij koncerti u bë i mundur nga Bashkia e Tiranës, nën kujdesin e veçantë të kryebashkiakut Veliaj, i cili i ka dorëzuar këngëtares Çelësin e Qytetit një prej simboleve të rëndësishme që u jepet miqve të qytetit.

Koncerti që Lipa zhvilloi në Tiranë është vazhdimi i turit Ballkanik të këngëtares. Në koncert të këngëtares morën pjesë disa nga personazhet më të njohura shqiptarë, si sopranoja me famë botërore Inva Mula.

Show more

0 Comments sort   Sort By

Up next