Report TV - Ftesa e PD për LSI-në, Taulant Balla: Aleanca do vazhdojë
IRANE - Nënkryetari i Partisë Socialiste,Taulant Balla shprehet i bindur se Aleanca për Shqipërinë Europiane do të vazhdojë edhe për një tjetër mandat qeverisës.<br /><br />I pyetur nga gazetarët lidhur me ftesën e hapur të PD-së, për bashkëpunim me LSI-në në zgjedhjet e 2017-ës, Balla tha se nuk i merr në konsideratë propozime të tilla.<br /><br />" Nuk doja kurrsesi të merrja në konsideratë propozime të tilla, e kemi thënë shumë qartë se ne duam ta vazhdojmë Aleancën tonë për Shqipërinë Europiane. Kemi hyrë në një proces bashkëqeverisje në 2013 dhe jemi të gatshëm që në interes të qytetarëve shqiptarë jemi të gatshëm që këtë aleancë ta vazhdojmë edhe në zgjedhjet e 2017. Aleanca për Shqipërinë Europiane do të vazhdojë"- deklaroi Balla.