Rudina Hajdari: Qëndrimi në parlament, vendimi i duhur - News, Lajme - Vizion Plus
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Deputetja e PD, Rudina Hajdari më në fund ka thyer heshtjen dhe ka komentuar vendimin e saj për të mos djegur mandatin e deputetit në një kohë që kolegët e saj të opozitës e kanë djegur tashmë.Në një intervistë për ?Zërin e Amerikës?, vajza e Azem Hajdarit tha se nuk e dorëzon mandatin e deputetit dhe do vazhdojë të jetë në Parlament, pasi sipas saj është vendi i duhur që i jep oksigjen demokracisë në vend.?Ky moment është i veshtirë për jetën time dhe nuk bëhet fjalë për karrierën politike por është një përgjegjshmeri morale dhe njerzore. Shqipëria është në një udhëkryq që nuk po shikojmë zgjidhje as majtas dhe as djathtas. E kaluara është ende në zemra tona meqë jemi në këtë udhëkryq duhet të vendin me nje përgjegjshmëri morale, nuk do të zgjedh rrugën që është më e lehtë për karrierën time politike, por për të ardhmen e fëmijëve tanë. Parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, i jep oksigjen partive politike. Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin, prandaj duke marrë parasysh që kjo është një përgjegjshmëri e lartë që ndiej mbi shpatulla, mendoj se qëndrimi në parlament është vendimi i duhur që i shërben të ardhmes së Shqipërisë?.Gjithashtu ajo është shprehur se në momentin që është marrë vendimi për dorëzimin e mandateve nuk ka qenë e pranishme në mbledhje dhe nuk është njoftuar për një gjë të tillë.?Në mometin që është marrë vendimi nuk kam qenë e pranishme në mbledhje dhe nuk jam kontaktuar.Nëse do të isha në mbledhje për vendimin e dorzimin të mandateve dëmton interesin e Shqipërinë, dëmton integrimin evropian dhe marrëdhënie tona me ndërkombëtaret me SHBA dhe me BE. Në mënyrë kur marrim vendime pa i menduar mirë na cojnë në destabilizim. Unë do të doja që Shqipëria mos ta përjetonte këtë gjë, doja që vendi mos të shkonte drejt asaj rruge, këtë model shqiptarët e kanë paguar shtenjtë.?Ndër të tjera deputetja Hajdari ka theksuar se nuk e shet shpirtin e saj dhe se do të vazhdojë të punojë me qëllimin e qartë për një Shqipëri më të mirë, dhe sipas saj parlamenti është vendi i duhur ku ajo mund ta bëjë një gjë të tillë.Ndërkohë deputetja e PD-së në lidhje me përjashtimin e saj nga partia është shprehur se ka ndodhur edhe më herë me familjen e saj dhe në çdo rast PD është penduar.