watermark logo

Up next

Rudina/ Historia e dhimbshme e Dallendyshe Xhaferrajt: Si i mbijetova dy here kancerit (27.04.2018)

4 Views· 09/20/20
Aryel Narvasa
Aryel Narvasa
Subscribers
0

Vlerën e jetës e kuptojmë më së shumti atëherë kur fati na vendos përballë vdekjes. Kështu ka ndodhur edhe me Dallëndyshe Xhaferrajn e cila ia ka dalë që me forcë dhe kurajo t?i triumfojë dy herë sëmundjes së tmerrshme të kancerit. E ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan Xhaferri tregoi se jeta e saj mori një tjetër drejtim kur gjatë një ore mësimi ndjeu një dhimbje të madhe në gjoks.<br />?Në atë kohë kishte shumë pak informacion, por në hapat e parë kur kam ndjerë dhimbjen e kam sjellë në mendje një sëmundje të keqe, por nuk doja ta pranoja. Unë kam përsëritur dy herë mamografinë dhe më doli në rregull. Por gjinekologu në Çorovodë e kuptoi përmes një ekoje dhe kërkoi të vija urgjent në Tiranë. Unë hezitoja dhe nuk doja të vija sepse e dija që është sëmundje vdekjeprurëse. Në momentin që kuptova sëmundjen më erdhi një bombë, m?u duk sikur çdo gjë u përmbys. M?u kërkua të hiqja të dy gjokset sepse kisha kancer malinjë dhe shumë të përshpejtuar?, tregon Xhaferraj. <br />Por kur mendoi se çdo gjë kishte kaluar jeta e saj do të tronditej sërish dhe kanceri do të shfaqej edhe një herë në trupin e saj. Në vitin 2015 ajo do të diagnostikohej me kancer në shtyllën kurrizore. Tronditja herën e dytë ishte edhe më e fortë dhe Xhaferri tregon se nuk mbanë mend asgjë pasi ka qenë e traumatizuar.<br />?Më kapi dhimbja e këmbës dhe direkt më shkoi mendja se sëmundja do të përsëritej. U paralizova komplet dhe kisha dhimbje të padurueshme. Mua nuk më treguan herën e dytë, por kam parë djalin tim nga pasqyra e makinës që qante dhe kuptova se sëmundja ishte rishfaqur. Nga hera e dytë nuk mbaj mend asgjë, kam qenë tepër e traumatizuar?, tha Xhaferraj.

Show more

 0 Comments sort   Sort By


Up next