Rudina - Maya Alickaj flet per here te pare per shtatezanine e saj! (05 nentor 2018)
www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN
Ajo është një këngëtare shumë e njohur e muzikës popullore që ka bërë për vete publikun me zërin e saj.

Por ndryshe nga ç?jemi mësuar ta shohim zakonisht teksa flet për muzikën, Maya Aliçkaj tregoi sot për herë të parë publikisht për shtatzëninë e saj.

Këngëtarja është duke përjetuar pritjen e ëmbël të fëmijës së saj të parë. Ajo është tashmë në muajin e 8-të të shtatzënisë dhe ka arritur ta mbajë sekret këtë për shumë kohë ndonëse ka qenë pjesë e skenave në aktivitete të ndryshme. E ftuar sot në emisionin ?Rudina? në Tv Klan Maya zbuloi arsyet se përse ka mbajtur gjatë të fshehtë shtatzëninë.

?Gjatë gjithë verës është komentuar shtatzënia ime dhe shumë më kanë shkruar edhe mesazhe. Dikush madje më ka kritikuar për fustanet që kam veshur në ?Maratonë? dhe kanë patur vërejtje për mënyrën se si isha veshur. Por unë me atë timen isha në rregull sepse nuk doja të bija në sy dhe nuk më duket shumë estetike sipas mendimit tim. Dhe tjetra ishte se kam qenë shumë supersticioze unë për këtë punë sepse nuk ka qenë pa sakrificë për të arritur deri këtu dhe doja të mos bija shumë në sy sepse doja të isha e sigurt?, tha Maya.