watermark logo

Up next

A1 Report - Rrëfimi i vrasësit: Mbyta gruan me rrip se pranoi tradhëtinë

6 Views· 09/20/20
Aryel Narvasa
Aryel Narvasa
Subscribers
0

TIRANË - ?Gruan e mbyta pasi më tha se më kishte tradhëtuar gjatë kohës kur ishim të ndarë ?, kështu ka deklaruar para policisë Shkëlqim Disha, pak moment pasi kreu krimin. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së martës pranë fshatit Shëngjergj të Tiranës.

Sipas policisë, Resmie Disha është goditur në kokë më një dru dhe më pas është mbytur me rripin e pantallonave. Shoferi i ambulancës i cili transportoi trupin nga vendngjarja në morg,në një dëshmi pë gazetarin e A1 Report Dashamir Biçaku , tha se 37-vjeçari kishte shprehur pendesë para policisë.

Çifti ka dy fëmijë dhe prej kohësh kishte qenë i ndarë. Kohët e fundit ata kishin pranuar të bashkoheshin. Krimi ndodhi pak momente pasi 31-vjeçarja i tha se e kishte tradhëtuar. Autori i krimit i ka telefonuar policisë, e cila i ka vënë prangat në shtëpi.

Ngjarja
Çifti i bashkëshortëve Disha fillimisht kanë qenë duke u konfliktuar me njeri-tjetrin e më pas 37 vjeçari ka kryer edhe aktin e rëndë. Burime nga policia thanë për gazetën ?Shqiptarja.com? se Shkëlqim Disha kishte marrë vesh nga disa fqinjë të tij se bashkëshortja e tij e tradhëtonte. Pas kësaj, burri ka nisur edhe debatin me gruan e tij, por kjo e fundit nuk ka pranuar asgjë nga ato që kishin filluar të qarkullonin nëpër lagje. Në debat e sipër, mësohet se burri ka hequr rripin e pantallonave dhe më pas ka vrarë nënën e dy fëmijëve të tij.

Dëshmia
Pas kësaj ngjarjeje, 37 vjeçari ka telefonuar policinë në mënyrë që këta të fundit t?i vinin në ndihmë. Më pas, burri u shoqërua në ambientet e drejtorisë së policisë dhe dhe pasi është marrë në pyetje nga grupi hetimor ka thënë se nuk donte që të vriste nënën e fëmijëve të tij. ?Nuk doja që ta vrisja Rezmien. Doja vetëm që ajo të më tregonte të vërtetën pasi unë u bëra shumë xheloz, por situate më doli nga duart?, mësohet të ketë thënë në deklaratën e tij 37 vjeçari Shkëlqim Disha.

Show more

0 Comments sort   Sort By

Up next