Gruaja e parë kandidate për Komitetin Ekzekutiv Sylaj: E njoh futbollin, kam besim do zgjidhem
Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, një femër kandidon për Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së. Mes 23 kandidatëve për 9 vende në komitet, është edhe Aldona Sylaj, me profesion juriste. Prej shtatë vitesh ajo është pjesë e Komisionit të Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF. Po ndërkohë, Sylaj është zëvendëskomisionere publike e Vetingut, gjithashtu Doktore Shkencash në ?Shkencat Europiane?.<br />?Së pari, nuk do doja të më quanin femra e parë, por Aldona Sylaj që kandidon për Komitetin Ekzekutiv. Kam qenë për 6 vjet pjesë e Komisionit të Zgjidhjeve të Konflikteve në Federatë, ku ka zgjidhur disa çështje. E njoh futbollin, sidomos çështjet që kanë të bëjnë me anën juridike. Më ka propozuar klubi i Tiranës për të qenë Kandidate. Kam besim se do të jem mes 9 anëtarëve të Komitetit të Ekzekutiv?.