Idrizi: Me 7 deputetë në Kuvend nuk na ndan gjë për Çështjen Çame
TIRANË - Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka mbajtur Konventën e saj në Pallatin e Kongreseve, ku ka prezantuar edhe kandidatët e saj për deputetë. "Respekt e betejë të përbashkët për çështjen e Çamërisë. Kullon ende gjak dhe pas zgjidhjes së çështjes së Kosovës ka radhën për t'u zgjidhur", ka theksuar kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

DOJA NJË POLITIKË ME QËLLIM

Idrizi ka kujtuar se "mësimet e para politike i ka marrë nga të parët e mi, gjyshja dhe gjyshja ime dhe nga dhjetoristët e parë të lëvizjes së 1990-ës bashkë me Azem Hajdarin etj". Por kthesën e madhe drejt Çështjes Çame, Idrizi rrëfeu se e mori kur, ndjeu një boshllëk të madh, a duhet të vazhdoj të merrem me një politkë edhe pse në nivele të larta por pa një qëllim?"

"Ji krenar që ji cam, më thoshte nëna ime, e ne jemi të gjithë krenarë për këtë. Të shkojmë në Kuvend me 7 patriotë. Votoni numrin 50", bëri thirrje Shpëtim Idrizi, duke përmendur kandidatë si Aida Shtino, Tahir Muhedini, etj.