watermark logo

Up next

Nisma e policisë për përgjimet/ Juristët për Report Tv: Antikushtetuese dhe abuzive! Qytetarët ....

7 Views· 09/20/20
Aryel Narvasa
Aryel Narvasa
Subscribers
0

TIRANË- Propozimi për ndryshime ligjore në lidhje me dhënien e të drejtës policisë për përgjime është kundërshtuar njëzëri nga juristët, duke e cilësuar si antikushtetuese. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka marrë mendimet e disa juristëve, të cilët me argumente të ndryshme, artikulojnë të njëjtën gjë, që kjo nismë bie ndesh me të drejtat themelore të individit. Ndalur te deklarata e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili tha se janë të nevojshme përgjimet që ai i quan parandaluese për t'u paraprirë ngjarjeve kriminale, juristët shprehen se kjo është abuzive, prapa së cilës fshihen qëllimet të tjera të fshehta. Ndërkohë, për avokatin Ferdinand Doja, kjo do të bënte që të gjithë qytetarët të jetojnë me mendimin se po përgjohen nga momenti në moment.

Show more

 0 Comments sort   Sort By


Up next