Report TV - Akuza për vrasjen e gruas nr 2 Xhilaj: Bëri vetëvrasje nga mërzia
IRANE-Beqir Xhilaj, 74-vjeçari që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes 45-vjeçare, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë, është paraqitur ditën e sotme pranë togave të zeza ne Gjykatën e Krimeve të Rënda.

74 vjeçari Beqir Xhilaj mohoi krimin dhe deklaroi se është me një dorë dhe në donte se kryente dot vrasjen me cifte. Por pavarësisht këtij pretendimi ndaj tij u caktua arrest me burg deri në përfundim të hetimeve për vrasjen e Lumturie Xhilajt, 2 ditë më parë në Shkodër.

?E nderuar gjyqtare, unë jam me një krah më mungon dora e djathtë dhe të doja se vrisja dot me çifte gruan. Ajo vrau veten dhe unë njoftova policinë?, mësohet të ketë thënë 74-vjeçari në gjykatë.

Më tej ai sqaroi se gjithçka ka nisur teksa bashkëshortja i ka bërë gati kafetë që pinin çdo mëngjes dhe në ato momente ata kanë shkëmbyer një debat mes tyre

Sipas 74-vjeçari, bashkëshortja pas sherrit që ka pasur me të ka marrë armën dhe e ka shkrehur ndaj vetes.

?Bashkëshortja ime ishte e mërzitur ate mëngjes dhe pasi kemi shkëmbyer fjalë, ajo ka marrë ciften dhe më pas ka vrarë veten?.