Report TV - Burg ish-policit grabitës: Doja t'i kërkoja falje taksistit por s'e gjeta
0
0
16 Views·
09/20/20
In
Real Story
TIRANE - Pendesa nuk e ka ndihmuar ish-efektivin e policisë, Eduart Budini, për të cilin gjykata ka dhenë masën e sigurisë "arrest me burg" për tentativën e grabitjes me armë zjarri të një taksisti në kryeqytet.<br /><br />Budini ka pohuar se është penduar për ngjarjen dhe ka tentuar t'i kërkojë falje taksistit, por nuk e ka gjetur.<br /><br />Familjarët e tij u shprehën ditë më parë për mediat, se ish-efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Përmet, e bëri këtë veprim në një gjendje të rënduar psikologjike si pasojë e vështirësive të mëdha financiare, por edhe familjare pasi ishte në prag divorci me bashkëshorten.
Show more
0 Comments
sort Sort By