watermark logo

Up next

Report TV - Nëna nga Fieri flet nga kafazi në gjykatë: Pse doja t’i vrisja dy vajzat!

6 Views· 09/20/20
Aryel Narvasa
Aryel Narvasa
Subscribers
0

Fier- Rudina Kishta, 42-vjeçarja e martuar prej pak kohësh me Ardianin nga Fieri, shtëpisë së të cilit i vuri flakën në shenjë hakmarrje, e pak më pas tentoi të mbysë në lumin Seman dy vajzat e saj binjake, ka dalë sot para gjyqit. Gjyqtari Taulant Banushi pasi ka dëgjuar organin e akuzës ka urdhëruar me masën e arrestit ?burg pa afat? për 42-vjeçaren.

Ndërkohë gjatë seancës, në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga 'Report Tv', Rudina i është përgjigjur edhe interesimit të gazetarit Kristaq Thano, duke u shprehur se gjithçka e kishte bërë ajo, pasi dhunohej nga bashkëshorti.

?Po unë e bëra, kisha 6 muaj që jetoja me të, por pinte dhe më dhunonte si mua edhe vajzat?,- ka thënë ajo nga kafazi i hekurt.Rudina ka pranuar se ka tentuar ti mbysë vajzat, duke na shokuar me justifikimin se ato ishin të sajat dhe se mund të bënte me to çfarë të donte.

"Po e bëra, janë vajzat e mia ato, të askujt tjetër",- shtoi Rudina.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në fshatin Grecalli të Fierit ku shtetësja Rudina Kishta, 42 vjeçe i vuri flakën banesës së bashkëjetuesit të saj. Policia thotë se gruaja para këtij akti ka tentuar të mbysë edhe dy vajzat e saj të mitura.

Burime të Shqiptarja.com dhe Report Tv bëjnë me dije se dy vajzat janë shpëtuar rastësisht nga një kalimtar i rastit. I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka parë skenën dhe është afruar. Në polici ai ka thënë se ka parë gruan teksa iu zhyste kokën në ujë vajzave të mitura, por ka mundur ta ndalë. Mësohet gjithashtu se të miturat janë marrë në mbrojtje dhe janë transferuar në një institucion kujdesi në kryeqytet.

Show more

0 Comments sort   Sort By

Up next