Report TV -Rama: Nesër takim për ngritjen e fondeve! Do doja të ishte dhe opozita...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditë e nesërme do të mblidhet Komitetin Ndërkombëtar të Rindërtimit dhe të gjithë kontribuuesit, teksa ka ftuar edhe opozitën që të marrë pjesë.<br /><br />"Nesër do të takohem me komitetin ndërkombëtar të rindërtimit. Është një organizim me përfaqësues nga qeveria, shoqëria civile, për ngritjen e fondeve dhe përfaqësues të bankave të shoqatave të ndryshme, të Dhomës së Tregtisë. Kështu që do të dëshiroja që opozita të bashkohej me ne që të hedhin në tryezë idetë e tyre dhe të marrin idenë më të mirë. Nuk është fjala kush është më inteligjenti. Nuk është koha që të zihemi kush është më i mencuri, më i miri. Tani është koha që të përballemi me sfidën si qenie njerëzore që kanë vendime, për të marrë më të mirë për vendin tonë. Kemi nevojë për ju", tha Rama.