Report TV - Rama paralajmëron abuzuesit: Kontrolle fizike për çdo banesë!
Kryeministri Edi Rama tha se për shkak të situatës alarmante disa persona mund të përpiqen të përfitojnë nga ndihmat për tërmetit. Ai tha se duhen bërë kontrolle në banesa për të bërë inventarin e nivelit të sigurisë.<br /><br />"Këto situata janë situata kur abuzimet shoqërojnë gjithë procesin por duhet pasur kujdes. Duhet të bëjmë kontrollet fizike të banesave dhe për të bërë inventarin e nivelit të sigurisë. Komiteti Kombëtar i Ndërtimit është në fazën fillestare të punës. Do doja të theksoja se ministrja e Infrastrukturës e cila meriton mirënjohje bashkë me kolegët e tjerë që kanë qenë aty ku janë edhe pikat më problematike. Ministrja e kulturës duhet të thërrasë të gjithë studiot e arkitekturës për të filluar urgjent punën që ka nisur në mënyrë modeste në Durrës por do shtrihet në të gjithë territorin. Nëse marrin rastin e Thumanes, aty do duhet një plan pjesor rindërtimi të gjithë zonës së prekur, jo vetëm banesa por edhe infrastrukturë rrugore dhe mjedisore. Duhet një bashkëpunim jo vetëm me pushtetin vendor por edhe me Ministren e Arsimit për plane dhe projekte konkrete", tha Rama.