Veliaj: Falenderoj të gjithë dhe ftoj dhe të djathtët t’i bashkohen aksionit për mbjelljen e pemëve
Tirana sot po përjeton një revolucion të gjelbër. Kur kanë mbetur edhe pak dita nga 21 marsi, kryeqyteti është shumë pranë arritjes së objektivit për të mbjellë 100 mijë pemë të reja duke përmirësuar ndjeshëm jo vetëm anën estetike të qytetit, por njëkohësisht duke krijuar një mjedis të shëndetshëm edhe për qytetarët. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Veliaj ftoi që këtij aksioni mbarëqytetar t?i bashkohen edhe këshilltarët e djathtë. <br /><br />"Kemi nisur një fushatë për të mbjellë 100 mijë pemë të reja në tiranë Brenda një sezoni dhe kemi vendosur si afat datën 21 mars që është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve. Ne jemi shumë pranë këtij objektivi. Jam shumë optimist që në 50 ditët që na kanë mbetur jo vetëm do ta kalojmë, por do të kemi një target të ri dhe mënyrës e si e shikojmë gjelbërimin, oksigjenimin në qytetin tonë. <br /><br />Do të doja të bëja një ftesë publike. E di që shumica e anëtarëve të këshillit bashkiak të mazhorancës është përfshirë në këto aksione, por do të doja që për një aksion të tillë që nuk na ndan në të majtë dhe në të djathtë apo në mazhorancë dhe në opozitë, të gjithë të kishim një mundësi që të kontribuonim. Kështu që do diskutoj dhe me z. Çollaku që nëse ka një dëshirë edhe nga grupi juaj që do t?i bashkohen kësaj fushate, do të ishte një mesazh fantastik për të gjithë qytetin?, theksoi Veliaj.