Studentët i bashkohen nismës së Bashkisë së Tiranës, dhurojnë lodra për fëmijët në nevojë
Festat e fundvitit janë në prag dhe për fëmijët në nevojë është stinë dhuratash. Një grup studentësh nga ?Qyteti Studenti? i janë bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës, duke dhuruar lodra për fëmijët e qendrës sociale në ?Bulevardin Zogu I?. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte së bashku me studentët në qendrën sociale ku shpërndau dhuratat dhe shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që në këto ditë festash gjejnë pak kohë për t?i shërbyer njerëzve që kanë nevojë për ndihmë e mbështetje.<br />?Falenderoj shumë miqtë nga Qyteti Studenti që na u bashkuan sot. Një shembull fantastik që, ashtu siç rrjetet sociale dhe smartphone-t kanë hyrë në modë, ashtu edhe solidariteti, të gjendurit pranë atyre që kanë nevojë, është po aq e rëndësishme për qytetin tonë. Ndaj, do doja t?iu falenderoj me gjithë zemër për këtë kontribut, edhe t?iu uroj shumë sukses, gëzuar festat gjithë studentëve!?, tha kryebashkiaku Veliaj.