Vrasja e nuses së xhaxhait/ Nëna e 16-vjeçarit: Nëse e ka bërë djali im, të marrë dënimin
MALLAKASTER - Nëna e 16-vjeçarit i cili akuzohet se vrau në bashkëpunim me dy shokët e tij, gruan e xhaxhait, thotë se drejtësia t'i japë dënim që meriton djalit të saj, ndërsa shton se edhe me bashkëshortin e tij, po e përjetojnë shumë keq krimin e rëndë që ndodhi në ditët e para të janarit.<br /><br />"Vani ka ardhur në shtator nga Greqia, piu kafe me bashkëshortin. Ne kemi shkuar mirë me njëri tjetrin. Ne hynim e dilnim në shtëpitë e njëri-tjetrit. E di dhe djali i vogël i Dritës. Unë jam shumë keq nga kjo, rri vetëm shtrirë. Shumë keq nuk do doja të ndodhte. Asnjëherë nuk e kam përfaqësuar dhe nuk e përfaqësoj. Nëse ai e ka bërë këtë punë të marrë dënimin e merituar, të marrin atë që meritojnë. Burri vetëm qan kur fola në telefon?, tha nëna e 16 vjeçarit, Mimoza Saliaj e cila jeton në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.