watermark logo

Up next

A1 Report - Masakra në Korçë, Latollari: I vrava se donin të më ndanin

13 Views· 09/20/20
Aryel Narvasa
Aryel Narvasa
Subscribers
0
In

KORÇË - Bashkim Latollari autori i masakrës së mbrëmjes së 7 janarit 2014 në fshatin Gjonomadh, gati 10 km larg Korçës ka dëshmuar në polici arsyen që e kishte nxitur.

Shkak ka qenë zbulimi i lidhjes jashtëmartesore që ai kishte pasur me Danjela Meçollarin, nga daja i bashkëshortit të Danjelës, Rexhep Metollari. Ky i fundit sipas dëshmisë së 40 vjeçarit kishte ndërhyrë për të ndërprerë këtë lidhje.

"Ka qenë daja i Belimonit, Rexhep Metollari, i cili ka marrë vesh për lidhjen tonë, dhe ka ndërhyrë për të na ndarë. Unë e doja Danjelën dhe doja të kisha një fëmijë me të" -- mësohet të ketë thënë në polici, gjatë marrjes në pyetje Bashkim Latollari. Ndërkohë i ati i Belimonit i cili ka humbur djalin dhe nusen, dhe tashmë i duhet të rrisë dy të mitur jetimë kërkon drejtësi.
"Djalin ma vranë në sy të fëmijëve dhe unë dua drejtësi. Djali im nuk kishte asnjë konflikt me autorin dhe shkonte mirë me gruan e tij", ka thënë Neki Meçollari.

Ai thotë se fëmijët e mitur janë të tronditur psikologjikisht pasi kanë parë një njeri që ka qëlluar mbi prindërit e tyre.

"Policia kishte ardhur kishte bërë punën e saj, unë nuk pashë asgjë. Të merret masa. Konflikte nuk kanë patur,s'kemi patur konflikt. Se si është kjo punë ne nuk e dimë. Të merren masa më të rrepta. Më rënd se kaq nuk ka më ku të vejë. Jemi të tronditur. Fëmijët janë te gjyshja, i kam në shtëpi tani që i lanë jetim. Ata janë llahtarisur, fëmijë janë, kur i kanë parë të tjerët që i kanë vrarë njëherë. Fëmijët ikën dhe i thanë një burri plak. Nuk kemi patur konflikte me autorin. As djali s'ka patur konflikt me ta. Kjo është gjë e papritur. Kërkojmë dënimin e autorit"- vazhdon më tej ai.Sipas policisë Bashkim Latollari ka vrarë me armë zjarri tip pushkë fillimisht Belimon dhe Danjela Meçollarin dhe më pas ka shkuar në banesën e dajës së Belimonit, Rexhep Metollarit duke e ekzekutuar këtë të fundit dhe bashkëshorten e tij Valentina Metollari. Mësohet se vrasja e Belimon dhe Danjela Meçollarit ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të mitur 4 dhe 6 vjeç. Banesat e dy viktimave kanë qenë në dy skaje të kundërta të fshatit. Mësohet se para vrasjes autori kishte konsumuar alkool në një lokal të fshatit Gjonomash. Pas vrasjes ai është dorëzuar tek kryeplaku i fshatit.

Show more

0 Comments sort   Sort By

Up next