watermark logo

Up next

Report Tv - Hodhi gruan nga kati katërt, 35 vite burg për Ferdinand Rukon

14 Views· 09/20/20
Aryel Narvasa
Aryel Narvasa
Subscribers
0

?Nuk doja ta vrisja Liljanën, por ajo më nxiu jetën që nga viti 2011 edhe kur u kthyem nga gjermania. Më ofendonte mua më dhunonte, më nxori nënën nga shtëpia dhe krimin u detyrova ta kryej për vetëmbrojtje ndaj ju lutem më mëshironi në dënimin tuaj?.

Me këto fjalë u drejtua gjykatës së krimeve të rënda pak para se të dënohej me burgim të përjetshëm Ferdinand Rukaj nga Fieri i akuzuar për vrasje për shkak të rrethanave familjare.

Rukaj do të kryej vetëm 35 vite burg pasi më parë atij i është pranuar gjykimi i shkurtuar duke shpëtuar në këtë mënyrë burgimit kapital.

Më 3 dhjetor 2016 Ferindna Ruko vrau ish-bashkëjetuesen Liljana Ruko pas një debate në familje, ndërsa pas krimit ai pranoi autorësinë duke deklaruar se kërkon që shteti të kujdeset për fëmijët e tij të mitur 5 dhe 8 vjeç.

Dënimi me 35 vite burgim nuk u prit mirë nga familjarët e Liljanës ku vëllai i saj la sallën duke u larguar me fjalët ?turp për drejtësinë?.

?Dënimi turp është, është e padrejtë ajo ishte nën mbrojtjen e shtetit prisnim dënimin maksimal gjykata e mëshiroi dhe i dha dënimin minimal? u shpreh vëllai i viktimës.

Show more

0 Comments sort   Sort By

Up next