Ayala e Rama:Fitore e Shqipërisë, tani presim të njihet rezultati
TIRANË -- Kryetari i PS-së sëbashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala, kanë përshëndetur sëbashku, fitoren e së majtës në Shqipëri në një konferencë për shtyp. Ata kanë dhënë mesazhin e bashkimit të vendit; Ayja: "Ky është një moment me rëndësi për vendin kur të gjithë duhet të bashkohen" kurse Rama "të bashkohemi me fitoren e madhe të Shqipërisë". Konferencën e hapi kreu i Ps-së, Edi Rama, i cili tha: "Ndërkohë që po marrim përgëzime nga miq dhe ndërkombëtarë, ky është momenti për të falenderuar Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala." Ayala nga ana e tij tha: "Eshtë një moment i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Do doja të përgëzoja popullin shqiptar për mënyrën e përgjegjshme me të cilën ka kryer këto zgjedhje. Do doja t'i dërgoja ngushëllimet e familjes sonë socialiste të gjithë atyre që vuajtën nga incidenti i ditës së dielë.