Balla: Çdo politikan duhet të jetë i angazhuar për integrimin e vendit në BE! Hajdari: Duhet dialog
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së deklaroi sot nga Këshilli Kombëtar i Integrimit se është optimist se në datë 18 Tetor do të japë një vendim pozitiv për Shqipërinë. Ai tha se duhet një bashkëpunim gjithëpërfshirës i të gjithë aktorëve politikë për të arritur një rezultat të frytshëm. Ai i tërhoqi vëmendjen institucioneve anëtare të këtij këshilli që sot mungojnë duke thënë se kjo e bën më të rëndësishme rritjen e masave monitoruese<br /><br />"Shqipëria ndodhet në një moment kyc të udhëtimit të saj integrues, nuk dua t?i fsheh pritshmëritë pozitive mbi vendimin e 18 tetorit. Shqipëria e Maqedonia e Veriut e meritojnë tërësisht. Secilit prej nesh i shton përgjegjësitë për të qenë më të përgjegjshëm. Doja të thoja që duke hedhur sytë mbi punën gjatë këtij viti kemi pasur vëmendje të shtuar sa i përket forcimit të kapaciteteve. Në këtë kuptim do të doja t?i tërheq vëmendjen institucioneve anëtare të këtij këshilli e sot mungojnë. Është e patolerueshme. Fakti që ka institucione këtu dhe mungojnë, nuk kanë dërguar një përfaqësues të tyre e bëjnë më të rëndësishëm rritjen e masave monitoruese. Është e domosdoshme që secili prej nesh politikan ose jo të jetë i angazhuar, lidhur me rrugën e fillimit të bisedimeve. Në këshill në javët në vijim këshilli do mblidhet më intensivisht.