Rama nga Brukseli: Doja të isha këtu me Bashën, siç biseduam mbrëmjen e 17 majit
Kryeministri Edi Rama nga Brukseli gjatë një interviste zbuloi një detaj të fshehtë të marrëveshjes me Lulzim Bashën në datë 17 maj. Rama u shpreh se kishin rënë dakord në mbrëmjen e gjatë të 17 majit, që në Bruksel të ishin së bashku me Lulzim Bashën, por shtoi ai, për fat të keq kjo nuk ka ndodhur.
Rama theksoi se boshllëkun e madh që ka krijuar opozita dhe posaçërisht PD në këtë proces, do ta mbushim me forcat tona. Kreu i ekzekutimit përsa i përket hapjes së negociatave përsëriti edhe njëherë se nuk po kërkojmë favor, përveçse afirmimit të asaj që meritojmë.

"Nuk po kërkojmë një favor, nuk po kërkojmë një dhuratë, nuk po kërkojmë një shprehje tjetër, përveçse afirmimit të asaj që meritojmë, hapjen e negociatave.

Shpresojmë dhe besojmë që Komisioni të jetë i drejtë me Shqipërinë dhe të bëj një rekomandim të qartë dhe pastaj sigurisht mbetet beteja diplomatike për të bindur çdo vend anëtar dhe për të bërë çmos që problematika të ndryshme, brenda vendeve të mos kthehen në një arsye që të penalizohet Shqipëria.

Tanimë janë rezultatet që kanë filluar të flasin për reformën në drejtësi. 17 pesha të rënda të sistemit janë tërhequr vetë, nuk kanë shkuar në procesin e vettingut. Dëgjesat, në dijeninë time, fillojnë këtë javë dhe të tjerë do të përballen me procesin e vettingut.