Report TV - Burg vrasësit të policit të FNSH:
?Nuk doja të qëlloja mbi policinë, s?isha unë që qëllova i pari. Fqinji tentoi të më vriste dhe unë reagova me armë. Shtëpia ime u qëllua nga kodra, kur erdhi policia nuk kujtoj se çka ndodhur?

Ishte kjo dëshmia e dhënë para gjykatës nga David Qosja 30-vjeçari nga Torovica e Lezhës që tre ditë më parë vrau efektivin e forcave të ndërhyrjes së shpejtë Ardian Kodra.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit Blerim Tominaj duke caktuar ndaj Qoses masën e sigurisë arrest me burg.

Vendimin për të mbetur në burg deri në përfundim të hetimeve Qosja e priti i qetë dhe përgjatë gjithë seancës nuk shfaqi asnjë shenjë të çrregullimeve mendore apo agresiviteti.

I braktisur nga familjarët ai skish mundur të zgjidhte as avokat mbrojtës të cilin në seancën e kësaj të marte ja mundësoi shteti.

Aktualisht nda qoses rëndojnë 4 akuza, ajo e vrasjes së efektivit Ardian Kodra, tentativës së vrasjes së efektivit E.Bajraktari, tentativës së vrasjes së efektivit V.Trokaj si dhe armëmbajtje pa leje.