Report TV - Deputeti PS, kap mat kandidaten për kryeprokurore
Në përballjen e saj me deputetët e Komisionit të Ligjeve, ku ndodhen vetëm ligjvënësit e mazhorancës, kandidatja për kryeprokurore, Arta Marku, u pyet në lidhje me një artikull që po qarkullon në disa media online për një kallëzim penal ndaj saj.

Pyetja erdhi pasi vetë Marku, gjatë prezantimit të platformës së saj për këtë post, deklaroi se nuk ka pasur asnjëherë asnjë procedim penal apo problem me drejtësinë. Një i pranishëm në Komision i tha kandidates se referuar artikullit në google, ajo rezulton e proceduar.

Në kundërpërgjigje, Marku i ka kërkuar ligjvënësit të bëjë një kërkim më të thellë, duke e siguruar se ndaj saj nuk ka as procedim penal, as disiplinor, dhe se ajo çështje ka marrë zgjidhje ligjore.
Pyetje: Pashë një artikull në google se facebook nuk kam, në gjykatën prokurorinë Arben Tom Doja, ka qenë në një procedim penal ku është mbajtur në mënyrë të padrejtë, për 2 muaj e 13 ditë, ka pasur edhe një kallëzim penal në ngarkimin tuaj.