watermark logo

Up next

Report TV - Kreu i ri i Devollit për Report Tv: Të hënën shkoj në zyrë, ja çfarë më tha demokrati

5 Views· 09/20/20
Aryel Narvasa
Aryel Narvasa
Subscribers
0

Kryetari i ri i bashkisë së Devollit Eduard Duro pas betimit para këshillit ka folur për herë të parë për Report Tv në një lidhje telefonike. Ai tha se situatën e përgatitur nga PD-ja për të bllokuar betimin sot në sallën e këshillit në ambientet e bashkisë e priste, pasi ia kishte thënë vetë Bledjon Nallbati, që drejtoi institucionin për katër vite dhe tani nuk liron zyrën. Megjithatë, Duro u shpreh se ditën e hënë do të shkojë në zyrë dhe nëse Nallbati nuk e liron janë institucionet e tjera që marrin situatën në dorë.<br /><br />"Do të doja që situata të ishte ndryshe, por kryetari i bashkisë me urdhra politik... Do të doja që ceremonia të bëhej te salla e këshillit, por tani rëndësi ka që u bë këtu dhe përfundoi me sukses. Situata ishte problematike, por jo e rrezikshme, pasi kryetari i bashkisë ftoi militantët për të hyrë në sallën e këshillit. E prisja këtë situatë, pasi bisedova me kryetarin aktual dhe ma konfirmoi se do të ishte ky reagim. Sot ose ditën e hënë do të paraqitem në zyrë pasi nuk janë të personave, por të shtetit. Nuk e besoj se do të përballemi këtë situatë, pasi më pas janë institucionet kompetente që marrin në dorën situatën" deklaroi ai.

Show more

 0 Comments sort   Sort By


Up next