watermark logo

Bir sonraki

Report TV - Vlorë,gjendet e fshehur në pyll gomonia me 685 kg kanabis

13 Görünümler· 09/20/20
Aryel Narvasa
Aryel Narvasa
Aboneler
0
İçinde Real Story

VLORË-Sekuestrohet gomonia me 685 kilogramë kanabis, ishte fshehur në pyll.

Gjatë mesnatës, pas një pune hetimore disa ditore mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur gjetja e një gomoneje me drogë, e fshehur në pyll pranë Lumit të Vjosës, rreth 1 km larg grykëderdhjes së saj, ku brenda së cilës gjendeshin pako dhe çanta të cilat përmbanin kanabis.

Në këtë mjet dhe pranë tij të hedhura në tokë janë gjetur gjithsej 67 pako dhe 4 çanta, të cilat pas peshimit kanë rezultuar me peshë 685 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me njëra-tjetrën, vijojnë kërkimet duke krehur zonën tokësore përreth, por edhe atë ujore, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në operacion morën pjesë forca të shumta policore, si; Drejtoria e Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Reparti Delta Force dhe GdF.

Daha fazla göster

0 Yorumlar sort   Göre sırala

Bir sonraki