Rudina/ A eshte Elhaida e dashuruar? Ja ç’thote kengetarja (11.12.17)
Elhaida Dani është ndër këngëtaret shqiptare të cilat kur vjen puna tek jeta private janë tejet të rezervuara. Ajo ishte sot në studion e ?Rudina?, në Tv Klan nga ku përveç muzikës foli edhe për familjen dhe jetën private.<br />E pyetur nëse është në një marrëdhënie, këngëtarja u përgjigj duke thënë se ende nuk ka asgjë të re për të treguar, por shtoi se djali që do të jetë krah saj duhet ta trajtojë atë si një princeshë.<br />?Nuk ka asnjë të re që do të doja ta bëja publike. Unë njoh kaq shumë njerëz në përditshmëri që mund të jetë edhe personi idel, por kur takoj shoqen time të ngushtë ajo më thotë: Dëgjo Elhaida, ty mund të të vijnë shumë propozime, por djali që duhet të jetë me ty duhet të të trajtojë si priinceshë. Dhe unë tani vërtet mendoj se ai që do jetë krah meje duhet të më trajtoj vërtet ashtu siç unë besoj se e meritoj?, tha Dani.