watermark logo

Up next

Itali, Rama: Do t'i zgjidhja problemet me anë të ngjyrave, por duhet punë

5 Views· 09/20/20
Aryel Narvasa
Aryel Narvasa
Subscribers
0

VENECIA- "Unë do të doja shumë që t'i zgjidhja problemet e vendit me anë të ngjyrave por kjo nuk është më një opsion". Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në çeljen e pavionit venecian, ku ka qenë i ftuar i nderit dhe ka bashkëbiseduar me arkitektë, artistë dhe pjesëmarrës për eksperiencën e tij të ndryshimit.

"Unë e nisa duke thënë që pritshmëritë e larta janë pjesa më e tmerrshme në jetën politike. Pas fitores së zgjedhjeve të vitit të shkuar, unë do të doja shumë që t'i zgjidhja problemet e vendit me anë të ngjyrave, por kjo nuk është më një opsion. Njerëzit kanë nevojë për punë dhe për shumëçka tjetër që nuk mund të zgjidhet nga ngjyrat, por unë besoj shumë që ajo domethënie që ngjyrat patën për qytetin ishte një leksion i madh që e bukura mund ta rindërtojë ekonominë dhe që e bukura mund të rindërtojë ndjenjën e jetës së përbashkët, ndenjën e komunitetit dhe të solidaritetit. E bukura mund të sjellë gjithashtu edhe më shumë rregull e ligj, sesa policia dhe forca. Kështu që nuk është thjesht çështje ngjyrash, por më shumë sesa me ngjyrat kjo ka të bëjë me hijeshimin e hapësirës ku jetojmë" ka thënë Rama.

Kryeministri është duke zhvilluar një vizitë dy ditore në Itali, ku do të marrë pjesë në çeljen e pavionit shqiptar në Bienalen e Venecias.

Ndalesa e parë e Kryeministrit Rama ka qenë në Verona, i shoqëruar nga Ministrja e Kulturës Kumbaro, Kryetari i Bashkisë së Durrësit Dako dhe deputetet Gaçi dhe Klosi. Në takimin e zhvilluar me Kryetarin e Bashkisë së Veronës Flavio Tosi kryeministri Rama ka kërkuar bashkëpunim të ngushtë me qyteteve të Durrësit dhe Veronës, duke pasur parasysh edhe faktin që të dy qytetet përveç potencialit turistik, kanë të përbashkët edhe amfiteatro të ndërtuara gjatë perandorisë romake.

Show more

0 Comments sort   Sort By

Up next