Deputeti i 'donzhuan' kërkon më shumë kohë në Kuvend: Doja të lirohej njëçik fjala e opozi
Deputeti Kostaq Papa, në nisje të seancës pati një kërkesë për kreun e kuvendit, Gramoz Ruçi, që t'i jepet një kohë më e gjatë për të folur opozitës së re, duke e cilësuar si nj ë"grup xhentëllmenësh.<br /><br />"Më vjen mirë që seancat kanë filluar të hapen, kemi sot një interpelancë të rëndësishme më kryeministrin. Duhet t'i paraprinte kësaj seance interpelancat që janë peng nga administrata, se kemi kërkuar interpelancë dhe me ministrin e Jashtëm, të vijë këtu ai i vërteti. Njëkohësisht do doja që të lirohej njëçik fjala e lirë e opozitës, këtu në sallë janë një grup xhentëlmenësh dhe intelektualësh nga opozita të cilët përmes fjalës së tyre të sinqertë dhe përmes një politike të pastër që të përcjellin mesazhe politike, të qytetarëve kështu gjeni mënyrën që të flasim në kohën e duhur dhe sasinë e duhur, se mesazhet tona janë mesazhe përbashkëuese në një moment të vështirë që po kalon populli shqiptar", tha Papa.<br /><br />Papa do të mbahet mend për fjalimin e tij në Kuvend ku me qëllim për të mbrojtur gratë, fjalori i përdorur i ofendoi më shumë ato. Ai shprehej se se 'kur ai ishte i ri dhe me kaçurrela ka qenë një donzhuan të vërtetë dhe u ofronte fëmrave whiskey dhe jo ujë'